LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Mjedisit: Monitorimi i cilësisë së ajrit mund të bëhet vetëm nga Ministria e Mjedisit

Agjencia e Mjedisit: Monitorimi i cilësisë së ajrit mund të bëhet vetëm nga Ministria e Mjedisit
Foto: Arkiv

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet për cilësinë e ajrit në Kosovë, duke thënë se monitorimi aktual i cilësisë së ajrit nga disa organizata dhe kompani, nuk është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

AMMK-ja thekson se pajisjet që përdoren për monitorim nuk janë të besueshme dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara sipas udhëzimeve dhe ligjeve ne fuqi dhe sipas normatives së BE për matjen e parametrave përkatës dhe se monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria.


Lexoni të plotë postimin e AMMK-së:

“Përgjegjësitë, kushte dhe kërkesat për monitorimin, raportimin dhe informimin për cilësinë e ajrit në Kosovë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet lidhur me raportimet e mediave për cilësinë e ajrit të për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës cilat i referohen burimeve të ndryshme, që nuk janë të autorizuara për të monitoruara cilësinë e ajrit në Kosovë.

Janë analizuar po ashtu të dhënat e publikuara përmes këtyre platformave të ndryshme si ueb aplikacione dhe aplikacione për telefona smart, dhe për më tepër është analizuar shtrirja e këtyre rrjeteve për monitorim, pajisjet monitoruese, treguesit e monitoruar, baza ligjore dhe aspektet tjera që ndërlidhen me këtë çështje.

Si rezultat i këtij angazhimi, AMMK vlerëson se:

  • Sipas nenit 33 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja (Nr.03/160), monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria.
  • Informimi i publikut për cilësinë e ajrit është i rregulluar sipas nenit 25 dhe nenit 26 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, ku përcaktohet që informimi i publikut sigurohet nga Ministria, ndërsa që treguesit që duhet monitoruar janë të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji.
  • Normat e cilësisë së ajrit janë të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2011, kurse funksioni dhe shtrirja e rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit është i rregulluar sipas Udhëzimit Administrativ (Nr.15/2010) për kriteret për përcaktimin e pikave monitoruese për cilësinë e ajrit, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimit e ndotësve që monitorohen, metodologjinë e punës, formën dhe kohën e raportimit të të dhënave.

Prandaj, AMMK, konstaton se:

  • Monitorimi aktual i cilësisë së ajrit nga disa organizata dhe kompani, nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja;
  • Treguesit e monitoruar, informimi i publikut dhe raportimi i të dhënave nuk është në përputhje me kërkesat e Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe me aktet tjera ligjore përkatëse.
  • Shtrirja e rrjetit nuk është në përputhje me kërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.15/2010.
  • Normat e zbatuara për monitorimin e cilësisë së ajrit nuk janë në linjë me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2011.
  • Pajisjet që përdoren për monitorim nuk janë të besueshme dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara sipas udhëzimeve dhe ligjeve ne fuqi dhe sipas normatives së BE për matjen e parametrave përkatës.

Bazuar në këto gjetje MMPH/AMMK kërkon që:

  • Të gjitha organizatat dhe kompanitë duhet të zbatojë kërkesat ligjore për monitorimin e cilësisë së ajrit, shtrirjen e rrjetit të monitorimit, normat dhe treguesit e monitorimit, raportimin e të dhënave dhe informimin e publikut.
  • Të gjitha platformat si ueb aplikacione dhe smart aplikacione që kanë qëllim informimin e publikut për cilësinë e ajrit duhet të bazohen dhe të shërbehen me të dhëna zyrtare të cilat prodhohen nga AMMK, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, si i vetmi institucion përgjegjës i autorizuar për monitorimin e cilësisë së ajrit, ose në rrjete tjera monitoruese që plotësojnë kushtet, normat dhe standardet e përcaktuara me ligj.
  • Në raste të mos zbatimit të kërkesave ligjore të sipërpërmendura MMPH, përmes Inspektoratit të Mjedisit do të ndërmarrë edhe masa ligjore përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori