LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Kosovës për Forenzikë shënon 15 vjetorin e themelimit

Agjencia e Kosovës për Forenzikë shënon 15 vjetorin e themelimit

Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme sot shënon 15 vjetorin e themelimit.

Ceremonia do të mbahet sot nga ora 10:30.


Me këtë rast të ftuar do të jenë: presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë e vendorë.

Që nga krijimi i kësaj agjencie, qeveria amerikane ka investuar shumë në ngritjen e kapaciteteve të nevojshme në luftimin dhe parandalimin e krimit, përmes ICITAP-it të investoi në Kosovë një shumë të konsiderueshme mjetesh për ndërtimin e një laboratori modern të forenzikës.