LAJMI I FUNDIT:

Agani kërkoi nga kryetari i Zveçanit të respektojë ligjin

Agani kërkoi nga kryetari i Zveçanit të respektojë ligjin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Zveçanit, Vuçina Jankoviq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, me të cilët bisedoi për projektin e paralajmëruar për ndërtimin e lagjes për serbët e kthyer në Zveçan.

Ministri Agani kërkoi nga kryetari Jankoviq që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore përkitazi me këtë projekt, deri në përmbushjen e plotë të dispozitave ligjore në fuqi.


Njëkohësisht, ministri Agani ofroi bashkëpunim të plotë të MMPH-së gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor për Komunën e Zveçanit.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Zveçanit, tha se janë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, në mënyrë që ky projekt të jetë legal dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi duke e konsideruar si të rëndësishëm realizimin e tij.

Se ky projekt duhet të realizohen në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të nxjerra nga institucionet e Kosovës, u pajtua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, i cili i dha mbështetje ministrit Agani në kërkesat e tij karshi Komunës së Zveçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori