LAJMI I FUNDIT:

Aftësimi i vajzave në shkenca kompjuterike, një mundësi reale për të ardhmen e tyre

Aftësimi i vajzave në shkenca kompjuterike, një mundësi reale për të ardhmen e tyre

“Shkenca Kompjuterike mund të jetë ajo që ju dëshironi që të jetë. Mund te ndërtosh webfaqe, programe, video lojëra, aplikacione mobile, apo edhe robotin tënd te preferuar. Ti aplikosh aftësitë e tua në çfarëdo mënyre që të nevojitet, te bëhesh krijues e jo vetëm përdorues i saj.”

Sot është shumë e rëndësishme inkurajimi i vajzave që të përfshihen në botën e teknologjisë, kjo pasi që është fushë shumë e rëndësishme qe të lihet vetëm djemve. Shpeshherë rastisim në histori të ndryshme të vajzave të cilat kanë shprehë interesim të madh për teknologjinë dhe kodimin, mirëpo ëndrra e tyre ka mbet e parealizuar nga dekurajimet e shumicës dhe komenteve të zakonshme si “Teknologjia nuk bën për ty” apo “Ti nuk je e zonja për këtë fushë”.


Ky lloj stereotipizimi nuk ka me vend në kohët e sotme, dhe vajzat ngjashëm si djemtë duhet të shtyhen drejtë profesioneve kreative, sfiduese dhe profesioneve të së ardhmes.

Zhvillimi I hovshëm i teknologjisë dhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë në jetët tona ka bërë që të rritet vetëdijesimi dhe interesimi si i djemve ashtu edhe i vajzave për këtë lëmi.

Me implementimin e programeve te ndryshme si Women in Technology dhe Gils Who Code, vajzave te moshave te ndryshme në mbarë botën i është mundësuar që të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe ti zhvillojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve. Të gjitha këto programe edukative kanë për qëllim të krijojnë besim te vajzat qe edhe ato janë po aq të denja për këtë profesion sa edhe meshkujt.

Në bazë të statistikave përqindja me e madhe e vajzave që përfshihen në programet e teknologjisë është e moshave 6-12 kurse rënia me e madhe vërehet në moshën 13-17. Deri në vitin 2020, do ekzistojnë 1.4 milion vende pune në fushën e teknologjisë mirëpo përfshirja e vajzave parashihet te jete vetëm 3%. *(ref: https://girlswhocode.com/about-us/)

Pas ekspozimit te vajzave në fushën e teknologjisë informative është vërejt rritje e numrit të të diplomuarve në fushë shkencore. Vajzat shpreh më shumë kreativitet, dëshirë për të qene të involvuara në vendim-marrje etj.

Dëshmi se edhe vajzat mund te jenë të suksesshme në fushën e teknologjisë janë disa nga gratë me më ndikim te cilat mund te jenë inspirim I madh për ne si :

Julia Hartz, themeluese e Eventbrite që vlerësohet si një prej platformat më të mëdha të teknologjisë. Kjo kompani ka siguruar 200 milionë dollarë fonde dhe tani shënon mbi 500 të punësuar.

Marissa Mayer, drejtoreshe dhe themeluese e Yahoo-se. Pas përfundimit të studimeve në fushën e inteligjencës artificiale arrin të bëhet inxhinierja e parë në kompaninë Google për te kaluar pastaj ne Yahoo ne 2012.

Susan Wojcicki, themeluese e Youtube.

Duke u bazuar në përqindjen e vajzave te cilat sot janë pjesë e Akademisë jCoders është e qartë që interesimi dhe shtytja e prindërve për vajza nuk është e madhe. Në jCoders përqindja e vajzave është rreth 20%.

Për të kontribuar në mundësimin e më shumë vajzave që të ndjekin përvojë te tille krijuese sot hapim 30 bursa në Prishtinë. Të gjithë te interesuarit të plotësojnë formën e regjistrimit në www.j-coders.com/register dhe do të kontaktoheni nga Akademia jCoders për procedurën në vazhdim. Këto bursa mundësohen nga Akademia jCoders ne bashkëpunim me ICK (Innovation Centre Kosovo)

Bursat do të jenë në vlerë prej 50% dhe 30% zbritje nga çmimi normal prej 40 euro ne muaj, bursat janë të dedikuara për moshat 8 deri 18.