“Afrimi ishte i gjakosur, nuk munda t’i ndihmoja” – zyrtari policor rrëfen momentet e sulmit në Banjskë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka filluar seanca e radhës gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj tre të akuzuarve.
Para turpit gjykues dëshminë e tij është duke e dhënë polici Mirsad Kryeziu. Ai ka treguar se si e kishte parë të gjakosur tashmë të ndjerin rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
“Kur hapa derën, dëgjova një shpërthim të fuqishëm. Menjëherë pasoi breshëria e plumbave, që vinte në drejtim të pozicioneve tona,” rrëfeu zyrtari policor për ngjarjen tragjike në Banjskë.
Ai shtoi se në momentin që u largua kamioni gjatë rrugës e pau Afrim Bunjakun të shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak.
“Ishte qëlluar në fyt… dhe po gjakderdhte rëndë. U përpoqa t’i afrohem, por gjuajtjet nga ana tjetër nuk ndaleshin.”
Kryeziu ka treguar se ka marrë edhe lëndime gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku.
“Kam marrë lëndime gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku, për shkak të sulmeve që janë bërë nga grupi që ne jemi sulmuar në atë kohë. Më saktësisht lëndimet qe kam pas kanë qenë në gjunjë dhe normalisht traumat psikologjike siç janë gjatë breshërive të armëve dhe sulmeve të ndryshme”, ka thënë ai.
Polici ka thënë se armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake. Ai ka thënë se këtë e bazon në përvojën e tij të luftës. /Telegrafi/



















































