Rrëfimi tepër emocional i Afrim Bërbatovcit, i cili edhe pse me aftësi të kufizuara punon si taksist i licencuar. Ai ka vullnet të hekurt për jetë dhe thotë se një vullnet të tillë duhet ta kenë edhe njerëzit e tjerë, pavarësisht pengesave.
Afrim Berbatovci nga fshati Vragoli i Komunës sëe Fushë Kosovës, mbeti në karrocë invalidësh ende pa i mbushur 24 vjet. Ai e kthen kohën prapa dhe kujton aksidentin, që ia ndryshoi jetën.
“Me 24 mars të vitit 1991 përjetova një fatkeqësi komunikacioni kur rashë nga ura bashkë me veturë dhe u lëndova në kurriz. Pres asaj ditë unë mbeta në karrocë, sepse nervi më ishte këputur. Mos e përjetoftë askush, sepse nuk është e lehtë të kalohet jeta kështu”, rrëfen Afrim Bërbatovci fatkeqësinë e jetës.
Pas aksidentit, ai i kaloi nëntë vite në Gjermani, në gjendje të paralizuar, por dëshira për t’u kthyer në atdhe nuk e la të qetë. Ai u kthye në Kosovë në vitin 2000.
“Këtu është shtëpia jonë, vendi ynë, atdheu ynë. Ne këtu duam të jetojmë e të plakemi. Mjaft kemi derdhur lot nëpër dhe të huaj për këtë vend”, thotë Bërbatovci, përcjell Telegrafi.
Vullneti i tij për jetë erdhi nga mbështetja e gruas së tij, e cila sakrifikoi çdo ditë të jetës së saj, për t’u kujdesur për bashkëshortin.
“Ne kemi jetën e rëndë, por më vështirë e ka ai që më ndihmon, pastron, ushqen, më mbathë… Ai ose ajo e ka harruar jetën e vet. Ajo s’di çfarë është jeta e mirë”, thotë Bërbatovci.
Pas të gjitha këtyre sfidave, Berbatovci nuk u dorëzua. Ai tani punon çdo ditë, si taksist i licencuar, edhe pse i paralizuar.
”Punoj taksi, nga e hëna në të premte vetëm paradite. Janë disa policë/inspektorë që e kanë kuptuar pozitën time dhe e kanë respekt për mu”, thotë taksisti.
Përpos punës së tij të përditshme, ai e ka hobi pikturën dhe kohën e tij të lirë e shfrytëzon për art. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut