Lauren Goodger ka zbuluar se dëshiron të gjejë sërish dashurinë dhe të ketë një fëmijë tjetër.

Ylli i “TOWIE”, 36 vjeçare, është përballur me tragjedi të pakonceptueshme në jetën e saj dhe të shtunën do të shënojë përvjetorin e parë të vdekjes së vajzës së saj, Lorena.


Lauren lindi fëmijën e saj të dytë më 8 korrik të vitit të kaluar, por kordoni i saj i kërthizës u mbështjellë rreth qafës dhe ajo vdiq tragjikisht.

72838685 12263167  I deserve to be happy again Lauren Goodger has revealed she wan a 32 1688482572789 Foto: Instagram

Duke folur për revistën new!, Lauren rrëfeu se nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj për të zgjeruar familjen dhe thekson se i mungon një partner në jetë.

Ylli televiziv ndan vajzën Larose, 12 muajshe, me ish të dashurin Charles Drury dhe rrëfeu se është 'rraskapitëse' bashkë-prindërimi i vajzës së tyre.

72838815 12263167 image a 31 1688482540481 Foto: Instagram

Lauren rrëfeu: “Do të doja të isha në një marrëdhënie të lumtur – e meritoj këtë. Dua një fëmijë tjetër, dua të jem e dashuruar, dua të jem sërish e lumtur”.

“Më mungon kjo. Më mungon vërtet një burrë në jetën time - gjithmonë kam pasur të dashur sepse marrëdhëniet e mia kanë me të vërtet ulje e ngritje”.

72838897 12263167 image a 30 1688482527489 Foto: Getty Images

Lauren së fundmi iu dha fund thashethemeve se ajo është kthyer së bashku me të dashurin e saj, Charles dhe konfirmoi se është beqare.

Në një intervistë të re, prezantuesja adresoi spekulimet pasi ish-çifti u fotografuan së bashku në shumë raste. /Telegrafi/

68056203 12263167 Co parenting Their daughter Lorena tragically died in July 2022  a 27 1688482382779 Foto: Instagram