LAJMI I FUNDIT:

Afër 20 mijë raste me coronavirus në mesin e punonjësve të Amazon

Afër 20 mijë raste me coronavirus në mesin e punonjësve të Amazon

Kompania e Amazon tha se më shumë se 19 mijë punëtorë në SHBA kishin rezultuar pozitiv me coronavirus që nga muaji mars.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Amazon ishte përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe nga zyrtarët e zgjedhur për rreziqet e mundshme në vendin e punës.

Ata deklaruan se kompania iu ka rrezikuar shëndetin punonjësve të saj.


Ndërkohë, gjiganti i teknologjisë tha se shkalla e infektimit është më e ulët se sa pritej.

Amazon i ka mbajtur të hapura objektet e saja gjatë pandemisë së COVID-19, për të përmbushur rritjen e kërkesës nga blerësit të cilët u bllokuan nëpër shtëpi.

Operimi i kompanisë gjatë pandemisë ka qenë shumë fitimprurës duke ndikuar sidomos edhe në rritjen e pasurisë së Jeff Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë. /Telegrafi/