Në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ministri i ekonomisë, Driton Kuçi, zhvilloi takim pune me drejtuesit e kompanisë Aluform Pekintash nga Republika e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Zyra për informim e Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi i këtij takimi është dëshira e investitorëve turq për t’u njoftuar me mundësitë që ofron Maqedonia për të hyrë në tregun e vendit tonë.

Sipërmarrësit turq u njoftuan me përfitimet që ofrojnë zonat e lira ekonomike në Maqedoni, ndërkaq së bashku me ministrin Kuçi dhe kryetarin e OEMVP-së, Nebi Hoxha, vizituan Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë./Telegrafi/