LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani rus “përplaset për tokë” dhe rrëshqet nga pista – publikohen pamjet e aksidentit

Aeroplani rus “përplaset për tokë” dhe rrëshqet nga pista – publikohen pamjet e aksidentit

Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë, aeroplani i ngarkesave Antonov, rrëshqiti nga pista duke pësuar dëmtime serioze gjatë një ulje emergjente në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, avioni An-124 Ruslan, i cili është në gjendje të mbajë 150 tonë, u ngrit nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë u gjend në telashe, duke humbur kontaktin me tokën.


Aeroplani me 14 anëtarë të ekuipazhit rrëshqiti nga pista, duke shkaktuar dëme në rrotën e tij të përparme dhe krahut të majtë.

Sipas dëshmitarëve, tymi po dilte nga një prej motorëve të tij, ndërsa ai po aterronte.

Duke folur për momentin e tmerrshëm, kapiteni i avionit Evgeny Solovyov tha: ‘Motori ynë i dytë shpërtheu, ndërpreu rrymën dhe ne u kthyem në aeroport’. /Telegrafi/