LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i rrëzuar në Pakistan, kishte problem me motor

Aeroplani i rrëzuar në Pakistan, kishte problem me motor

Ministri Pakistani për Aviacion, Irfan Elahi tha sot se aeroplani, i cili u rrëzua në një zonë malore në veri të vendit me 47 pasagjerë në bord, besohet se kishte probleme me motor.

Elahi u tha gazetarëve, se megjithatë, është shumë herët për të përcaktuar shkakun e vërtetë të aksidentit.


Aeroplani me 47 pasagjerë dhe ekuipazhin u rrëzua në një zonë malore në veri të vendit, ndërsa deri më tani Ushtria pakistaneze ka arritur të gjejë trupat e 21 personave.

“Aksioni i shpëtimit po vazhdon, trupat e 21 personave deri më tani janë gjetur”, njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ushtrisë pakistaneze.

Sipas dëshmitarëve, nuk ka gjasa që të ketë ndonjë të mbijetuar në aksidentin.

Kompania ajrore “Airlines Pakistan International” (PIA) ka njoftuar se aeroplani i tyre ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit gjatë fluturimit për në kryeqytetin Islamabad, pas ngritjes nga rrethi verior në Chitral.

PIA theksoi sqaroi se aeroplani u rrëzua në ora 16:42.