Kompania holandeze KLM është duke financuar projektin e parë aeronautik, që mund t'i ndërrojë përgjithmonë formën dhe linjat aeroplanëve komercial.

Bëhet fjalë për aeroplanin "Flying-V" që është kryevepër e KLM dhe ka gjatësinë e krahëve të njëjtë me aeroplanët aktual dhe që mund të akomodojë deri në 314 pasagjerë, transmeton Telegrafi.


1 9

Emrin e ka marrë nga kitara legjendare Gibson Flying-V e prodhuar për herë të parë në vitin 1958, dhe që është përdorur nga kitaristë të shumtë të njohur si Eddie Van Halen, Jimi Hendrix, Brian May dhe Keith Richards.

2 4

Draft koncepti është zhvilluar nga hulumtuesit në universitetin Delf Technology në Holandë, ku pjesa e pasme e aeroplanit apo më mirë thënë bisht ka marrë formën e shkronjës V.

3 3

Inxhinierët e kësaj kompanie pretendojnë së një dizajn i tillë i mundëson fluturakes të kursej deri në 20 përqind më shumë karburant. Krahët  do të shërbejnë si hapësirë ku do të akomodohen pasagjerët, valixhet dhe rezervuarët.

4 3

Dy motorë gjigant do të montohen në mes të dy krahëve të aeroplanëve, që do t'i ndihmojë fluturakes të reduktojë shpenzimet gjatë fluturimit.

6 3

Ky aeroplan pritet t'i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë aeroplanëve Airbus A350 dhe Boeing 787. Në total ai është 65 metra i gjerë kurse gjatësia e tij do të jetë vetëm 55 metra. /Telegrafi/

7 3