Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Corfu për në Dyseldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes.

Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.

Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.

Siç bëhet e ditur më tej, shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.

Pas kësaj, Condor dërgoi një aeroplan tjetër për të transportuar udhëtarët në Dyseldorf. /Telegrafi/