Aeroplanët dhe tanket izraelite godasin caqe të tjera të Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite po vazhdon me sulme ajrore në shtetin libanez.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë goditur sot objektiva të tjera të Hezbollahut.
Dy vende që i përkisnin grupit terrorist në Tayr Harfa dhe Ayta ash-Shab u granatuan nga tanket.
Gjithashtu edhe një vend në Kafr Kila dhe një pikë vëzhgimi në Blida u goditën nga një aeroplanët luftarak.
IDF thotë se gjithashtu granatoi zonat në ad-Dhahiriya me artilerinë e rëndë.
Ndryshe, Izraeli po sulmon objektivat e grupit jemenas, e cila llogaritet se është aleate e Hamasit që kreu sulme terroriste më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































