ADS-TEC Energy është një nga prodhuesit më të fundit të pajisjeve të karikimit të veturave elektrike që njoftoi shtimin e opsionit të lidhësit të karikimit të North American Charging Standard (NACS) në Amerikën e Veriut.
Kompania me bazë në Gjermani, këtë javë konfirmoi se do të mbështesë të dy konektorët e karikimit të Combined Charging System (CCS1) dhe NACS në rajonin në fjalë. Kjo nuk është befasi, pasi që lista e prodhuesve të veturave elektrike, rrjeteve të karikimit, dhe prodhuesve të karikuesve që e mbështesin NACS-në vetëm shkon duke u zgjeruar çdo ditë e më shumë.
Thomas Speidel, drejtor ekzekutiv i ADS-TEC Energy deklaroi: “Sido që të duket një standard i së ardhmes në SHBA, ne mund të gjejmë dhe zhvillojmë zgjidhje për të. Duke u bazuar në zhvillimin tonë të thellë, ne jemi në gjendje të ndërmarrim veprim dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje për veturat me konektorin NACS”, raporton InsideEVs, përcjell Telegrafi.
Gjëja kryesore në periudhën e tranzicionit nga CCS1 në NACS është të ofrohen të dy llojet e prizave, kështu që asnjë veturë elektrike nuk do të mbetet pas, pa një opsion karikimi. Këtu mund të jenë të dobishëm karikuesit me dy koka të ADS-TEC Energy (me dy priza për njësi).
Oferta e ADS-TEC përfshin karikues të shpejtë të bazuar në bateri ChargeBox, të cilët janë projektuar për zonat e brendshme të qyteteve si dhe për zonat rurale, ku lidhja me rrjetin është e kufizuar nga energjia.
Kapaciteti i baterisë është 140kWh dhe mund të mbështesë pikën e karikimit brenda një distance deri në mbi 100 metra.
Fuqia e prodhimit është deri në 320kW – duke supozuar të paktën 110kW fuqi hyrëse nga rrjeti – kur karikoni një veturë të vetme, ose 2 herë nga 160kW, kur dy vetura ngarkohen njëkohësisht. Sipas faqes së internetit të kompanisë, më shumë se 450 ChargeBox u janë dorëzuar klientëve deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë