Adriana Matoshi regjistrohet si deputete: Më keni nderuar me votën tuaj që t'i shërbej edhe një mandat republikës time

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj politike, duke u regjistruar sot (e enjte) si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas fitimit të votave të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ky moment shënon një fazë të re për Matoshin, e cila tashmë do të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Aktorja, e njohur për angazhimin e saj në fushatën e ndërgjegjësimit dhe përkushtimin ndaj çështjeve shoqërore, e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një InstaStory, Matoshi ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke nënshkruar dekretin e deputetit. Ajo ka shoqëruar fotografinë me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që ia dhanë besimin dhe votën.
"Më keni nderuar me votën e juaj për t'i shërbyer edhe një mandat republikës time. Betohem, me nder e përkushtim të madh në punë e angazhim. Faleminderit populli jem", shkruan Matoshi në mbishkrimin e saj, duke e shprehur falënderimin e saj për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët.
Kjo ngjarje është një hap i madh për aktoren, e cila tani do të jetë pjesë e strukturave të politikës kosovare, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve shoqërore dhe të drejtave të qytetarëve. /Telegrafi/






























































