LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi flet për lidhjen e shumëpërfolur me ish-të dashurin afrikan: Jam kënaqur në atë periudhë, kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme

Adriana Matoshi flet për lidhjen e shumëpërfolur me ish-të dashurin afrikan: Jam kënaqur në atë periudhë, kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme

Aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Ilnisa Agollit, ku ndau detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj.

Mes temave të diskutuara, ajo foli hapur edhe për lidhjen e saj të dikurshme me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld – një marrëdhënie që dikur bëri shumë bujë në mediat shqiptare.

Kjo lidhje tërhoqi vëmendje të madhe për disa arsye, përfshirë diferencën e dukshme në moshë mes çiftit dhe komentet raciste që Keith përballoi, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Megjithatë, Adriana theksoi se ajo periudhë e jetës së saj ishte një përvojë e veçantë dhe e mbushur me dashuri.


Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld (Foto: Arkiv)

“Unë në atë periudhë jam kënaqur. Në të gjitha periudhat dhe sfidat e mia kam gjetur një kënaqësi. Unë tash jam duke u kënaqur, sepse unë po i përjetoj. Gjërat që përjetohen nuk harrohen. Kam pasur një përjetim të jashtëzakonshëm që nuk jam pishman fare. Kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme, por asnjëherë nuk kam thënë që do të zgjasë gjithë jetën”, tha Matoshi.

Aktorja nga Gjilani theksoi se lidhjet dhe dashuritë janë përvoja të çmuara, pavarësisht se sa zgjasin.

Duke e krahasuar me martesën e saj të mëparshme, nga e cila ka katër fëmijë, ajo shtoi se as ajo marrëdhënie nuk ishte e përhershme.

Adriana përndryshe vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për publikun shqiptar, duke mos u trembur të flasë për jetën e saj personale dhe duke thyer tabu shoqërore me guximin dhe sinqeritetin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina

"Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma" - Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Magazina
Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Magazina
Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori