LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja kërcen nga kulmi i ndërtesës për t’i shpëtuar babait të dhunshëm – po lufton për jetë në spital (Video, +18)

Adoleshentja kërcen nga kulmi i ndërtesës për t’i shpëtuar babait të dhunshëm – po lufton për jetë në spital (Video, +18)

Janë publikuar në internet pamjet amatore të momentit kur një vajzë 12-vjeçare kërcen nga kulmi i ndërtesës, për t’i shpëtuar babait të saj i cili po e rrahte.

Videoja është filmuar me telefon të mençur, dhe fillon kur një vajzë e shtrirë në dyshemenë e kulmit të një ndërtesës mundohet të mbrohet nga babai i saj i cili po e godiste, transmeton Telegrafi.

Në një moment babai e godet me këpucë në kokë, dhe duke shpresuar se do t’i shpëtoj grushteve dhe shqelmave tjerë, vajza e gjorë vendosë të kërcej nga kulmi i ndërtesës.


Ajo përfundon në tokë pa vetëdije, ku disa persona vrapojnë për ta ndihmuar. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Alwar të Indisë, ndërsa autori i videos besohet të jetë një fqinj.

E gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur babai e zuri të bijën duke biseduar me telefon në tarracë. Vajza e cila ka kërcyer nga kulmi është në gjendje të rëndë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, si thyerje të këmbëve dhe boshtit kurrizor.

Ndërkaq, babai i saj i cili e rrahte ishte dërguar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit është liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori