LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët korean bëjnë vetë kirurgji plastike!

Adoleshentët korean bëjnë vetë kirurgji plastike!

Vajzat edhe nga mosha 12 apo 13 vjeçare blejnë vegla nga interneti dhe i provojnë këto procedura estetike.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
044/049 344-284, 038/733-407

Kirurgjia plastike është shumë e përhapur në Korenë Jugore. Koreanët jugor janë populli më i avancuar kozmetikë në botë, sipas Organizatës Internacionale të Kirurgëve Estetikë Plastikë. Njerëzit që nuk kanë mundësi të shpenzojnë qindra dollarë për procedura të shtrenjta – si adoleshentët e këtij shteti – zgjedhin metoda të cilat i bëjnë vet.

Shoqëritë i ndihmojnë njëra-tjetrës duke blerë online vegla të çuditshme dhe i bëjnë trajtimet e tilla. Ndër pajisjet e çuditshme: xhama që i mundësojnë syve të rijnë të hapur (e cila ka për qëllim që syve t’i jep një pamje të “operimit të dyfishtë të kapakut të syrit” pa intervenim kirurgjik); një pajisje tjetër që e shtrëngon nofullën e cila ka për qëllim ta ndërroj vijën e nofullën duke e bërë atë më ovale (të rrumbullakët); dhe një pajisje tjetër që ka për qëllim ngritjen e urës së hundës.

Jo çuditërisht, kirurgët plastik janë të shqetësuar nga këto pajisje të çuditshme dhe të pa aprovuara që fëmijët i bëjnë trupit të tyre. Në një rast, një e varur nga intervenimet plastike shtëpiake ka injektuar në fytyrën e saj vaj për zierje dhe ka përfunduar në deformim të shkëlqyer.

Trendi nuk po duket që po pakësohet, thotë një 17 vjeçare. “Duam të bëhemi të bukura pa shpenzuar shumë para. E dimë që këto metoda nuk janë të aprovuara, por shumica nga ne i aplikojmë. Vajzat në shkollën tonë i pëlqejnë vajzat të cilat duken bukur.” /Telegrafi/