LAJMI I FUNDIT:

Adnan Hyseni urgjentisht kërkon ndihmë për dyvjeçaren Alea Dobruna – duhet të operohet brenda 72 orëve në Turqi, dhe i duhen 60 mijë euro

Adnan Hyseni urgjentisht kërkon ndihmë për dyvjeçaren Alea Dobruna – duhet të operohet brenda 72 orëve në Turqi, dhe i duhen  60 mijë euro

Ish-ushtari i UÇK-së, dhe humanisti Adnan Hyseni, ka kërkuar ndihmë për financiare për shërimin e dyvjeçares, Alea Dobruna.

Në një shkrim që ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka shkruar se operimi i saj duhet bërë brenda 72 orëve në Turqi dhe kushton 60 mijë euro.

Sipas Hysenit, operimi është jetik për Alea-n.


“Alea Dobruna dyvjeçare është vajzë e hasretit e familjes Dorbruna nga Malisheva, e cila ka lindur me tumor në bosht kurrizor dhe operimi i saj duhet të bëhet brenda 72 orësh përndryshe kjo familje mund ta humb fëmijën e vetme. Por për ta bërë operimin të mërkurën i duhen urgjent shuma e 60 mijë euro dhe koha për operacion sa vjen e shkurtohet”, ka thënë Hyseni.

Tutje ka treguar se Alea Dobruna vuan nga Tumor Diagnoza (Teratoma Sacrococcygeal).

Po ashtu siç bënë të ditur Hyseni, Alea është operua dy herë në Kosovë dhe tetë herë kishte marr kimio-terapi në Kosovë, por nga spitalet në Kosovë u kërkua që të vazhdojë me trajtimin jashtë vendit ku nga 22 qershori i 2020 bëri dy operacione e tri kimio-terapi, njofton Telegrafi.

MUNDËSITË TJERA PËR NDIHMË JANË:

Nr llogarisë bankare në NLB:

Për Kosovë: 17 05 0186023295 35

IBAN: XK05 17 05 0186023295 35

Përmes Wester Union, MoneyGram dhe Ria – tek Valmir Dobruna (Axha)

Nr kontaktues: +38349194191 ( Valmiri – axha)

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori