LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore bën thirrje për deklarimin dhe pagesën e tatimit

Administrata Tatimore bën thirrje për deklarimin dhe pagesën e tatimit
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Me qëllim të zbatimit të Vendimit 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për zgjatjen e afatit për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale për periudhën tremujore, gjegjësisht tremujori i parë 2020 me formularët tatimor IS, IL, QS dhe QL deri më 30 qershor 2020.


“Deri më tani, jo të gjitha bizneset e obliguara kanë deklaruar dhe paguar këto detyrime tatimore, andaj ATK u bënë thirrje që sa më parë të deklaroni dhe paguani me qëllim që të përmbushni të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor. Po ashtu, ju njoftojmë se tanimë kemi hyrë në afatin për deklarimin nga të njëjtat biznese për periudhën tremujori i dytë 2020, ku përmbushja e detyrimit tatimor duhet të bëhet deri me datë 15 korrik 2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori