LAJMI I FUNDIT:

Ademi-Peterle: Me rëndësi janë zgjedhjet demokratike

Ademi-Peterle: Me rëndësi janë zgjedhjet demokratike

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, realizoi takim me deputetin slloven në Parlamentin Evropian, Aljoz Peterle të cilët kanë folur për aktualitet politike në veçanti theks i është vënduar procesit të zgjedhje të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor, thuhet në njoftimin e shërbimit për informim në SÇE drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Ademi kërkoi mbështetje nga Parlamenti Evropian për procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.


Deputeti Peterle e konfirmoi mbështetjen për integrimin e vendeve të rajonit në veçanti Maqedonisë, dhe potencoi nevojën të tregohen rezultate konkrete në procesin reformues, ai gjithashtu theksoi se vendi luajti rol pozitiv në menaxhimin e krizës së migrantëve./Telegrafi/