LAJMI I FUNDIT:

Ademi-Linhart: Bisedohet për zgjedhjet në Maqedoni

Ademi-Linhart: Bisedohet për zgjedhjet në Maqedoni

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane në Maqdoni, Arbër Ademi, sot në hapisirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Minsitrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është diskutuar për procesin e integrimit të Maqedonisë në organizatat Evropiane, me çka Ademi theksoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian tregon sa e rëndësishme është që Maqedonia të bëhet pjesë e atyre.


Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit theks të veçantë i vendosëm edhe organizimit të zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme në 11 dhjetor, rezultatet e të cilave duhet të jenë të pranuara nga të gjitha palët, me çka do të krijoheshin kushte që vendi më në fund të dalë nga kriza e gjatë politikë dhe të fokusohet në reformat e nevojshme.

Në fund Ademi dhe Lienhart theksuan se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë, do të vazhdojë në drejtim të përmirësimit të situatës dhe realizimit të reformave në të gjitha fushat shoqërore./Telegrafi/