LAJMI I FUNDIT:

Ademi – Hysa: Interes i përbashkët mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore

Ademi – Hysa: Interes i përbashkët mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton kabineti i zv. kryeministrit Ademi, bashkëbiseduesit kanë konstatua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore. Si prioritete me interes të përbashkët edhe më tej mbeten ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe multilateral dhe shfrytëzimi më efikas i fondeve evropiane për projektet aktuale dhe të reja si dhe zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit ekonomik.

Si shembull pozitiv për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëbiseduesit e potencuan hyrjen në fuqi te marrëveshjes për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dy vendeve.


Në fund të takimit bashkëbiseduesit përshëndetën organizimin e samitit të Parisit i cili është vazhdim i procesit të Berlinit dhe deklaratës së Vienës dhe paraqet edhe një konfirmim për mbështetjen e procesit të zgjerimit, sepse i njëjti është fokusuar në zhvillimin ekonomik, konektivitetin dhe të rinjtë dhe paraqet mundësi të shkëlqyer për vazhdimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori