LAJMI I FUNDIT:

Ademi-Geer: Veprimtaria e Gjykatës së Lartë është një shembull i mirë për të gjithë gjyqësorin

Ademi-Geer: Veprimtaria e Gjykatës së Lartë është një shembull i mirë për të gjithë gjyqësorin

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, David Geer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, theksojnë nga Gjykata e Lartë, Ademi theksoi se është me rëndësi të madhe që aktivitetet e gjykatës më të lartë në vend të vlerësohen pozitivisht në Raportin e ri për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian.

“Vlerësimet pozitive për Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqesin vazhdimësinë e raporteve të Komisionit Evropian në vitet e fundit dhe ky është një motiv i madh për të vazhduar me të njëjtat angazhime dhe synime programore. Zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është kyç në rrugën tonë evropiane”, theksoi Ademi, duke falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.


Ambasadori Geer theksoi se risia dhe krijimtaria e Gjykatës së Lartë është për t’u përshëndetur, veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e gjyqësorit, interesin publik dhe avancimin e praktikës gjyqësore, ku përfshihen edhe parimet e transparencës në çështjet me interes publik, zbatimin e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çështjen e një mjedisi të shëndetshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Lajme
Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Politikë
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Politikë
Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Lajme
Kalo në kategori