Këngëtarja Adelina Emini gjithmonë rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj.

Gjithnjë elegante dhe e bukur me klipe mirë të punuara, bukuroshja di të bëjë dallimin.


Adelina së fundmi ishte pjesë e pyetësorit 60 sekondësh të Prives, ku ajo foli për shumë gjëra, por jo për jetën private.

adelina 1

Ajo konfirmoi se vazhdon të jetë ‘single’ duke thënë se nuk beson në dashuri pasi sipas saj është mit.

Bukuroshja refuzoi të tregojë marrëdhënien e saj të fundit seksuale.

Ndërkaq, tha se më mirë është të jesh ‘single’ dhe rehat pa u shqetësuar në një lidhje jo të mirë.

Adelina së fundmi lansoi projektin “Nuk je Ti” që u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/