Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është në realizim e sipër të një projekti të ri muzikor.

Kënga ka përfunduar së incizuari, gjersa këto ditë këngëtarja ka nisur edhe xhirimet e klipit.


Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku shihet në një dukje mjaft atraktive.

adelinnaberisha 273488404 465936828362355 1946797815255469010 n 1

Berisha ka realizuar disa skena në një shtëpi të braktisur, ndërsa shihe e ulur në karrige duke theksuar linjat e saj trupore në një veshje të ngushtë.

Adelina ka bërë të ditur për fansat se kënga do të publikohet më datë 14 të këtij muaji.

ads3 1

Këngëtarja nga Prishtina përndryshe vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/