Adama Traore  ka vërtetuar se është një nga sulmuesit që sjell më së shumti emocione në Ligën Premier dhe këtë e ka vërtetuar me një paraqitje të mrekullueshme kundër Bournemouth.

Sulmuesi i Wolves shpesh është vlerësuar për fizikun dhe shpejtësinë e tij, por këtë sezon është parë edhe përmirësim në teknikën e tij më topin.


Ai ndaj West Ham United fundjavën e kaluar asistoi, ndërsa Traore e bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Bournemouth në golin e Raul Jimenez.

GettyImages 1251864519 Jefferson Lerma dhe Adam Smith duke tentuar t'ia marrin topin Adama Traores (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Por 24-vjeçari sot bëri disa lëvizje të jashtëzakonshme, kur mori topin në gjysmën pjesën e tij dhe filloi driblimet, por u rrëzua.

Ai arriti të ngihej në këmbë dhe të driblojë sërish pothuajse gjysmën e ekipit të Bournemouth.

Traore në këtë aksion individual arriti të driblojë lojtarë si Jefferson Lerma, Philip Billing, Adam Smith dhe më në fund David Brooks, që në përpjekjen e dytë e rrëzoi.

Spanjolli ka marr lëvdata  të mëdha për paraqitjen nga tifozët për ndeshjen e sotme.

Screenshot 5 5

Traore që ka kaluar përmes akademisë së Barcelonës këtë vit shpesh ka qenë kryelajm i mediave botërore. /Telegrafi/  

telegrafi sport app