LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Shpresojmë që Kushtetuesja të merr vendim më shpejt, të hapet rruga për funksionim të Qeverisë e Kuvendit

Abrashi: Shpresojmë që Kushtetuesja të merr vendim më shpejt, të hapet rruga për funksionim të Qeverisë e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë sot se shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit, në mënyrë që sipas tij të hapet rruga për funksionim të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.

Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Inovacion e Sport. Ai tha se në këtë mbledhje ka pasur një debat shumë të gjatë e të shteruar dhe shumë akuza e kundër akuza.


I pyetur nëse do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi tha se ata si LDK do ta pranojnë këtë vendim, ndërsa theksoi se njësoj duhet të veprojnë edhe partitë tjera.

“Jo vetëm ne si LDK por edhe partitë e tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj se ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pasur vërejtje sepse disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet, ose kanë shfaqur tendenca të mos pranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj se kjo nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës. Ata të cilët nuk i respektojnë këto aktgjykime apo vendime të Kushtetutës, po veprojnë jashtë rendit kushtetues”, tha Abrashi.

Ai duke folur për punën e Komisionit për Arsim tha se në mbledhjen e javës së ardhshme, do të ftohen edhe rektorët e universiteteve publike, që të dëgjojnë edhe nga ata për procesin e akreditimin dhe për cilësinë në arsim.

“Synojmë që në kompetenca tonat si Komision i Arsimit t’i shtyjmë proceset përpara. Komisionet kanë filluar të mblidhen e të punojnë dhe kjo është ë mira e kësaj. Fatkeqësia është që seancat nuk po funksionojnë në kapacitet të plotë dhe kjo lidhet me vet mosionin e mosbesimit. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt të merr vendim, në mënyrë që të hapet rruga për funksionim të plotë edhe Qeverisë edhe Kuvendit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori