Ish- kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, e ka kritikuar projektin e Shpend Ametit që parasheh zgjidhjen e problemit të vend-parkingjeve. Për Abrashin, ajo që është prezantuar dje, nuk i plotëson nevojat e qytetarëve por vetëm të qendrës tregtare që planifikohet të rregullohet. Parkingu nëntokësor – do të ndërtohet tek Fakulteti Filologjik, me kapacitet për parkimin e minimum 500 veturave.
Deputeti i LDK’së njëherësh kandidat për Prishtinën në zgjedhjet lokale të tetorit, Arban Abrashi e ka komentuar për Gazetën Express projektin për vend parkingje të kryetarit aktual. Thotë se me këtë, kryeqyteti i Prishtinës po ngulfatet edhe më shumë.
“Parkingjet janë më së të nevojshme në Prishtine; por ajo çka kemi parë në prezantim dje, nuk është parking për nevoja të qytetareve”, u shpreh Abrashi.
Projekti i djeshëm, sipas tij, është ndërtimi i një qendre komerciale (tregtare), dhe një parking për nevoja të kësaj qendre, ndërkaq thekson se ndërtimi i saj po bëhet në hapësirë të gjelbër.
“Me këtë projekt ngulfatet edhe më shume qyteti, ndërtohet një qendër tregtare në hapësirë të gjelbër, dhe ngushtohet edhe me tutje hapësira për student. Pra prapë është projekt në favor të bizneseve të mëdha e jo për qytetare”, ka sqaruar deputet i LDK-së.
Ish- kandidati për Prishtinën ka treguar se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për parkingjet në kryeqytet. Ai thekoi se projekti i tyre ka qenë një parking nëntokësor pa qendër tregtare dhe kthimi i hapësirës gjelbëruese.
Sidoqoftë, Shpend Ahmeti i cili tash është kryetar i Partisë Social Demokrate dhe i cili e mori besimin e VV’së për ta udhëhequr Prishtinën, tash me këta të fundit janë ndarë jo aq miqësisht.
Ahmeti në një postim në Facebook ka treguar për projektin e parkingjeve dhe se më këtë rast do të mbyllet edhe rruga nga Hoteli ‘Grand’ deri te Katedralja.
“Sot para palëve të interesuara prezantojmë projektin e parkingut të madh nëntokësor para Fakultetit Filologjik. Siç është prezantuar më herët parashihen minimum 500 vendparkime. Rruga prej Hotelit Grand deri te Katedralja do të mbyllet dhe do ta kemi një park të zgjeruar nga Fakulteti Filologjik deri te Katedralja që do ta quajmë Parku Qendror. Ky projekt ka kaluar në Komitetin e Partneritetit Publiko Privat me 16 prill”, ka shkruar ai.
Ahmeti ka shtuar se procedura do të zhvillohet në dy faza: në dy javët e ardhshme do te zhvillohet procedura për parakualifikim (kapacitet financiar, përvoja, menaxhimi etj) dhe pastaj bizneset e parakualifikuara do të mund të ofertojnë për projekt.
Gara për Prishtinën e kishte njxerr fitues për të dytën herë Shpend Ahmetin, ndonëse rezultati me kundërkandidatin e tij Arban Abrashin nuk kishin shumë dallim.
Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti atëkohë i Vetëvendosjes, i ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa