Abidal pas incidentit me Messin: Mësova që problemet duhet të zgjidhen nga brenda, jo përmes mediave

Eric Abidal ka thyer akullin duke folur tashmë për përplasjen e tij me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.
Mosmarrëveshja e fundit e Abidalit me Messin shkaktoi një tronditje të madhe te Barcelona.
Por, ish-futbollisti francez ka pranuar që çështjet e skuadrës nuk duhet të bëhen publike.
Drejtori sportiv i klubit katalunas ishte i qartë se ai kishte mësuar pas polemikave që pasuan komentet e tij për lojtarët.

“Nëse kam mësuar diçka nga ajo situatë është se çështjet e brendshme duhet rregulluar nga brenda dhe jo në media”.
“Nga ky moment, do ta shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Abidal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































