LAJMI I FUNDIT:

Abe: Koreja e Veriut hodhi katër raketa balistike

Abe: Koreja e Veriut hodhi katër raketa balistike

Japonia shprehi “protestë të ashpër” pasi që Koreja e Veriut sot gjuajti katër raketa balistike në detin në afërsi të brigjeve të saja lindore, deklaroi kryeministri japonez, Shinxo Abe.

Ai theksoi se tre nga raketat kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, që është 200 milje nautike nga bregu.


“Ky është kërcënim serioz për sigurinë e vendit tonë dhe ne i dënojmë ashpër veprimet e tilla të Koresë së veriut. Gjuajtja e raketave është shkelje e dukshme e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Kjo është situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, theksoi Abe.

Sipas tij, “gjuajtjet e sotme raketore tregojnë një nivel tërësisht të ri të kërcënimit”.

Abe shtoi se do të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për siguri nacionale. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori