LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: VV dhe LDK mashtruan elektoratet e tyre në këto zgjedhje

Abdullahu: VV dhe LDK mashtruan elektoratet e tyre në këto zgjedhje

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se VV dhe LDK kanë dallime shumë të mëdha në disa çështje që deri më tani nuk janë të njohura për opinionin.

Abdullahu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se VV dhe LDK në fund do të kenë marrëveshje për bashkëqeverisje por sipas tij për momentin janë duke u bërë kalkulime për të dalë më shumë fitues ndaj palës tjetër.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja. Nuk do të ketë arsye për të pasur zgjedhje të reja. Kalkulimet po bëhen për të rritur pazarin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje për disa tema që deri më tani nuk po na tregojnë.

“Dialogu me Serbinë është një çështje që palët nuk na kanë treguar nëse janë pajtuar apo jo. Edhe për dialogun me palën serbe Vetëvendosje ka folur, por LDK deri më tani nuk ka folur. Edhe çështja e veriut deri më tani nuk është përfolur”.

Abdullahu shton më tej se në këto çështje VV dhe LDK kanë mospërputhje të mëdha.

Analisti ka thënë se Kurti tash e ka kuptuar se rregullat e lojës janë të tilla që në Kosovë i vetëm nuk mund të formosh qeverinë dhe patjetër që pushtetin duhet ta ndash me të tjerat.

Abdullahu ka thënë se “nuk ka pasur mashtrim më të madh në Kosovë që i është bërë elektoratit se sa që kanë bërë Vetëvendosje dhe LDK”.

“LDK i ka fituar votat si të tjerët. Sikur të vepronte ndryshe nga të tjerët kandidatëpër kryeministër do të duhej të ishte Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti apo Kujtim Shala. Kjo do të ishte e ndershme para elektoratit. LDK futi në garë Vjosa Osmanin e cila fitoi simpatinë e elektoratit duke kundërshtuar këta që i përmenda sipër”.

Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje
Lexo po ashtu Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

Analisti ka thënë se Vetëvendosje ka fituar garën sipas Kushtetutës, por sipas tij ajo ka fituar aq pak sa e “ka të pamundur edhe 50% të parimeve të saj t’i zbatojë”.

“Mendoj se do t’i kemi dy qeveri, mendësi, dy parime dhe në fund dy qeveri brenda një qeverie, pasi mospajtimet janë aq të mëdha mes tyre”, tha  Abdullahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori