LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Vlerat e bindjet e presidentit Rugova mbesin të pazëvendësueshme

Abdixhiku: Vlerat e bindjet e presidentit Rugova mbesin të pazëvendësueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në ditëlindjen e 78 të presidentit historik Ibrahim Rugova theksoi se vlerat e bindjet e shtruara nga ai do t’i kultivojnë në çdo hap të veprimit tonë politik.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se në rrethanat e sotshme, sikurse në çdo rrethanë jetike deri tan bindet e vlerat e Rugovës mbesin të pazëvendësueshme


Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

Presidenti ka vetëm ditëlindje!

78 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi Ibrahim Rugova, ati themeltar i shtetit të Kosovës e prijësi historik i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci.

Rugova rrjedh nga një familje e përndjekur shqiptare. Shërbimet jugosllave i kishin vrarë dhe zhdukur babën dhe gjyshin e tij. Prandaj dhe ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. Pasi kishte përfunduar shkollimin fillor në Istog, dhe atë të mesëm në Pejë, Ibrahim Rugova kishte vazhduar studimet në Prishtinë për të doktoruar aty në vitin 1984 në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”. Para doktorimit, Rugova kishte marrë titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanologjik; ndërkaq, në fund të viteve të 70-ta, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes ndoqi studimet mbi letërsinë në Paris.

Studimet dhe krijimet e tij letrare u ndërprenë nga thirrja monumentale e shqiptarëve të Kosovës për të krijuar e udhëhequr lëvizjen më të madhe shqiptare në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nga aty, ai ndërtoi dhe la si trashëgimi rrugën e vetme për liri, pavarësi e demokraci.

Kjo rrugë sot mbetet bindje për secilin prej nesh në LDK. Vlerat e bindjet e shtruara nga ai, do t’i kultivojmë në çdo hap të veprimit tonë politik. Në rrethanat e sotshme, sikurse në çdo rrethanë jetike deri tani, ato mbesin thjeshtë të pazëvendësueshme. Kosova shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-të – mbetet qëllimi ynë.

Në këtë datë të lindjes së tij, së bashku me Nënkryetarët, Sekretarin dhe Kryetaren e Forumit të Gruas, vizituam familjen Rugova; zonjën Fana dhe anëtarët e tjerë. Presidenti ka vetëm ditëlindje, prandaj dhe ky 2 dhjetor për ne ishte shënim me festë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori