LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku vaksinohet kundër COVID-19: Duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv

Abdixhiku vaksinohet kundër COVID-19: Duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është vaksinuar sot kundër coronavirusit.

Abdixhiku ka marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca, transmeton Telegrafi.

“Sot, u vaksinova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar “kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë”.

“Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim. Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i LDK-së thotë se nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit.

“Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë”, thotë ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori