Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë dhe rëndësia e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike.


“Theks i veçantë iu kushtua nevojës që zëri i dy vendeve të jetë i unifikuar dhe i qartë në raport me partnerët ndërkombëtarë, sidomos për çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, dialogut të rregullt politik dhe përkrahjes reciproke në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik, si një shtyllë strategjike për të ardhmen e qytetarëve dhe forcimin e rolit të Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.