Abdixhiku: Seanca shou njëpartiak, Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.
Ai u shpreh se këtë e konsiderojnë një “shou njëpartiak”, që sipas tij, nuk i shërben interesave të vendit.
“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, u shpreh ai.
Abdixhiku konsideron se Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































