LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Qeveria e ardhshme do t’i ketë vetëm 12 ministri

Abdixhiku: Qeveria e ardhshme do t’i ketë vetëm 12 ministri

Lumir Abdixhiku, kandidat nga lista e LDK-së, duke shpalosur pikat e programit elektoral, ka nënvizuar që qeveria e ardhshme e Kosovës do t’i ketë vetëm 12 ministri.

Ai ka shtuar se LDK si parti e spektrit të djathtë beson në një qeveri të vogël dhe efikase, dhe se fuzionimi i ministrive aktuale do të bëhet me qëllim që të rritet efikasiteti dhe koordinimi mes tyre.


Andaj, sipas tij qeveria e udhëhequr nga Vjosa Osmani do të bëjë zvogëlimin e numrit të ministrive qysh në ditët e para të qeverisjes. Abixhiku ka thënë se, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Diasporës do të shndërrohen në një ministri të vetme.

Ngjashëm, ai ka shtuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Inovacionit si dhe ajo e Zhvillimit Rajonal do të shndërrohen në një dikaster të vetëm qeveritar./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!

Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!

Richard Kemp
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Kalo në kategori