LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna

Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka quajtur “një propagandë e lodhur”, sondazhin e fundit nga UBO Consulting.

Ai thotë se tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.


“Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë:

Prishtinë 35%

Lipjan 42%

Podujevë 35%

Obiliq 36%

Fushë Kosovë 34%”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai thotë se anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë.

Megjithatë thotë se do t’i publikojnë vetëm për LDK-në “sepse duan të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera”.

Sondazhi i UBO Consulting: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot - LVV do t'i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20
Lexo po ashtu Sondazhi i UBO Consulting: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot - LVV do t'i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20

“Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë”.

“Lajmi, ndonëse i komunikuar vetëm brenda, duket se ka arritur të marr jehonë. Dhe në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.

Propaganda u shpërfaq sonte.

Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë.

Siç edhe e kishim pritur tashmë.

Çitaku – Kurtit: Nëse je i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje
Lexo po ashtu Çitaku – Kurtit: Nëse je i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje

Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish.

E kotë.

Ndryshimi i vërtetë po vjen.

Me të dhe fundi i propagandës”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori