LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për rikandidimin e Lutfi Hazirit: Luta është njeri shembullor, të priftë e mbara mik

Abdixhiku për rikandidimin e Lutfi Hazirit: Luta është njeri shembullor, të priftë e mbara mik

Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku ka folur për rikandidimin e Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit.

Abdixhiku tha se Haziri është udhëheqës shembullor dhe njeri shembullor i LDK-së.

“Luta ka ditur dhe di t’i dalë Zot këtij vendi. Di t’u qëndrojë afër qytetarëve të këtij vendi; ka ditur të mbajë afër gjeneratat më të vjetra dhe të afrojë të rinjtë; t’i avancojë gratë në pozita të merituara e t’u japë shanse të barabarta vajzave të reja; Luta është udhëheqës shembullor; njeri shembullor i LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku sot në Konventën e Degës së LDK-së në Gjilan ka zyrtarizuar kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të kësaj komune.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Gjatë rrugëtimit tim politik në LDK, kam gjetur shumë miq e bashkëpunëtorë. Njerëz të rrekur në politikë, që e dinë fort mirë se çka i duhet këtij vendi për të ecur përpara. Është e vërtetë që në disa raste s’na ka ecur rrugëtimi me sukses pavarësisht se jemi përpjekur shumë. Por, në rastin e Gjilanit, suksesi ka qenë në anën tonë; sepse aty ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri, që jo rastësisht është edhe ndër bashkëpunëtorët e miqtë e mi më të afërt në LDK.
Luta i ka dhënë shumë vendit të tij, edhe si pjesëtar i ilegales edhe si aktivist e zyrtar i LDK-së që nga themelimi, edhe si Ministër e Zëvendëskryeministër, por edhe si njeriu që ka rikthyer fitoren e LDK-së këtu dhe e ka shndërruar Gjilanin në një vend ku jetohet dinjitetshëm. Luta ka vendosur shembuj të shumtë se si udhëheqet Komuna.
E dashura Mika Haziri, e dashura Kënga, Lotina e Mimas Haziri, i dashuri Lum Haziri, do të doja shumë që sot t’u jepja lajmin lehtësues se prindi e bashkëshorti juaj, do të kalojë kohë më shumë me ju. Ju keni çdo arsye të mundshme të ndiheni krenarë për të. Ndihuni faqebardhë. Mburruni. Keni çdo të drejtë të kërkoni edhe kohë më shumë me të. Do të vijë edhe ajo ditë – një ditë. Por jo tani. Sepse Lidhja Demokratike e Kosovës, familja jonë politike, ka nevojë për Lutë Emrush Hazirin.
Me kënaqësinë më të veçantë në Konventën madhështore të Gjilanit, në frymë të kërkesës së anëtarësisë, elektoratit e misionit historik për të rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal; me besim të plotë në Zot e familje, pranova dhe e zyrtarizova rikandidimin e Lutfi Hazirit, birit të patriotit të shquar e Heroit të Kosovës, Emrush Hazirit edhe për një mandat në krye të Gjilanit.
Luta ka ditur dhe di t’i dalë Zot këtij vendi. Di t’u qëndrojë afër qytetarëve të këtij vendi; ka ditur të mbajë afër gjeneratat më të vjetra dhe të afrojë të rinjtë; t’i avancojë gratë në pozita të merituara e t’u japë shanse të barabarta vajzave të reja; Luta është udhëheqës shembullor; njeri shembullor i LDK-së.
Të priftë e mbara mik. Zoti të bekoftë ty dhe qytetarët e kësaj ane; Zoti e bekoftë Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës

Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori