LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për aderimin e Xharrës në PDK: Në gjirin e SHIK-ut, të gjithë keni me u djeg

Abdixhiku për aderimin e Xharrës në PDK: Në gjirin e SHIK-ut, të gjithë keni me u djeg

Analisti Lumir Abdixhiku, ka komentuar aderimin e gazetares Arbana Xharra në PDK, duke thënë se kjo shoqëri është kalbur në thelb dhe ka humbur çdo vlerë.

Abdixhiku që është drejtor në Institutin “RIINVEST” , përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë” , transmeton Telegrafi.


Postimi i Abdixhikut:

“Nën gjirin e SHIK-ut;

Të gjithë keni me u djegë.

Matrapazat, hajnat, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, kërcënuesit e kapësit e deridjeshëm – siç i quanit vet – s’janë më ndryshe sot. Sot më ndryshe jeni ju; të gjithë ju nën ta. Ju që për pak pushtet i bëni argat kapjes. Ju që bëni karrierë duke kritikuar të keqen, për t’iu bashkuar në fund të njëjtës së keqe. Të tillë s’i duheni shoqërisë këndej, keni gjetë vendin taman atje.

Fatkeqësisht, kjo shoqëri është e kalbur në thelb. Ka humbur me vlerë, me sanksion vlere, me integritet. Këtu kapësit riciklohen si hiçgjë, të tjerë devijojnë bindjet e jetës edhe më lehtë. Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë.

Por në gjithë këtë model pakurrizi, s’bën të gjejmë dëshpërim. Përkundrazi. Sa më të afërt që bëhen këta atje, aq më të fortë e përbashkët do të mbesin të tjerët këndej. Kapja është e përkohshme, faqebardhësia e përhershme” (sic), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori