Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka thënë se ia kanë dorëzuar një dokument të pozicionit politik të LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë.
Abdixhiku në një prononcim për gazetarët tha se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog.
“Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është e pakontestueshme dhe pa SHBA-të as duhet të ketë dialog. Ne vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian por domosdoshmërish kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në dialog dhe kjo është e padiskutueshme”, tha ai, raporton Telegrafi.
“Ne bëmë një qartësim, kërkesë dhe ofertë. Qartësimi ishte mbi dokumentet e dorëzuara te kryeministri dhe rikonfirmuam se të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit, nëse nuk i kanë ose i kanë humbur mund t’i kërkojnë sërish.
Bëmë një kërkesë që kishte të bëjë me pozicionin politik të Qeverisë që duhet ta ketë, e ta prezantojë në Kuvend. Pra, Kosova duhet të dijë cili është qëndrimi politik i Qeverisë për dialogun dhe po e presim.
Dhe bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument të pozicionit politik të LDK-së… Kryeministri tashmë ka dokumentin për pozicionin politik të LDK-së. Ky dokument përmban parimet që duhet Kosova t’i mbrojë, e që janë diskutimet mbi bazën e vendimit të GJND për pavarësinë e Kosovës, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar dhe rendit kushtetues, dhe rezultati final njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO”.
Sipas tij, derisa kryeministri Kurti e ka këtë dokument mund ta përdorë si platformë të tij dhe derisa vepron në bazë të saj LDK nuk ka asnjë problem.
Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për ekip negociator në bisedimet me Serbinë, pasi e qeverinë.
Lidhur me takimin Kurti-Adixhiku ka njoftuar edhe Kryeministria. Në njoftim thuhet se Kurti e njoftoi Abdixhikun për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.
“Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë”.
Kryeministri Kurti dhe kryetari i LDK-së u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri e vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi