LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku nuk konfirmon e as mohon kalimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK

Abdixhiku nuk konfirmon e as mohon kalimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë  së LDK-së u pyet për raportimet se deputetja e Partisë Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në LDK.

Abdixhiku tha se e vlerëson integritetitn dhe profesionizmin e deputetes Kica Xhelili.

“Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica-Xhelili është një nga deputetet profesioniste që Kuvendi ka, ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova.Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha ai.


Ai tha poashtu se njerëz që kanë kredibilitet do të shkojnë në LDK.

“Prandaj, ne besojmë që këta njerëz do të vijnë në LDK, s’po flasim për grupe por për individë me kredbilitet që i shtojnë vlera LDK-së”, tha Abdixhiku.

Deputetja Doarsa Kica ka kaluar në LDK? Reagojnë nga Lista Guxo
Lexo po ashtu Deputetja Doarsa Kica ka kaluar në LDK? Reagojnë nga Lista Guxo

Doarsa Kica Xhelili u zgjodh deputete e Kuvendit në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare.

Në garë hyri në listën e Vetëvendosjes, por si emër i propozuar atë kohë nga Lista Guxo e themeluar nga Vjosa Osmani, por që u tërhoq nga politika kur mori postin e presidentes së shtetit.

E me presidenten Osmani dhe ministren e Jashtme Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci që këtë post e mori si pjesë e Listës Guxo, ka shpërndarë një fotografi me këtë mbishkrim: “Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”.

Ndërkohë sot ngaora 17:00 subjekti i ri politik Partia Guxo” ka filluar të mbajë Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori