Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar ish-nënkryetarin dhe deputetin e kësaj partie, Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka shkruar se vrasja e Aganit nga forcat ushtarake e policore serbe, ishte akt hakmarrjeje për triumfin tonë historik, ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës.
“Politikani, sociologu, truri i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dora e djathtë e Residentit Rugova, mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare. Maturia, urtësia e thellësia e mendimeve të tij, janë shenja të secilit kujtim që sot kemi për të”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Profesor Fehmi Agani ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi.
Politikani, sociologu, truri i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dora e djathtë e Residentit Rugova, mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare. Maturia, urtësia e thellësia e mendimeve të tij, janë shenja të secilit kujtim që sot kemi për të.
Ai u vra 25 vite më parë, më 5 maj të vitit 1999. Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe, ishte akt hakmarrjeje për triumfin tonë historik; Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës.
Fehmi Agani u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i anagzhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty.
Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.
Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patritotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie.
Në këtë përvjetor prej çerek shekulli, së bashku me struktura nga mërgata, nderuam dhe kujtuam profesor Aganin mu te këndi i tij, tani pjesë e pandashme e shtëpisë së madhe të demokracisë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës
Nuk u lejuan të hyjnë në takimin e Ramës në Milano, flasin studentët e Diasporës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës