LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku e Vitia: Ne jemi ministra dhe do ta kryejmë detyrën tonë deri në fund, u takon deputetëve të merren me fatin e institucioneve

Abdixhiku e Vitia: Ne jemi ministra dhe do ta kryejmë detyrën tonë deri në fund, u takon deputetëve të merren me fatin e institucioneve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku në konferencën për media, e cila u mbajtë për të informuar qytetarët në lidhje me masat që janë marrë për menaxhimin e situatës së kruijuar pas paraqitjes së coronavirusit (COVID-19), në Kosovë, ata u pyetën edhe për gjendjen aktuale politike në vend.

Abdixhiku, në lidhje me pyetjen tha se do të duhej që për fatin e institucioneve të u drejtohen deputetëve, duke shtuar se si ministra do të kryejnë detyrën e tyre kushtetues e ligjor.


“Ne jemi ministra dhe përderisa jemi ministra do të jemi bëjmë punën tonë për aq sa të jemi në këtë mandat. Ne nuk jemi deputet, për fatin e institucioneve do të duhej të ju drejtoheni deputetëve. Për aq sa jemi ministra do të kryejmë obligimin tonë që e kemi ligjor e kushtetues”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, me këtë u pajtua edhe Vitia, duke shtuar se detyrën të cilën e kanë edhe obligim ligjor e moral ndaj qytetarëve do ta kryejnë deri në minutën e fundit.

“Për të shtuar, siç e përmendi edhe ministri Abdixhiku, kjo do të ndodh deri në minutën e fundit sepse e kemi obligim qytetar, ligjor e mbi të gjitha moral ndaj qytetarëve tonë”, tha Vitia.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mbrëmjen e së mërkurës ka deklaruar se do të dalin nga koalicioni qeverisës për shkak të qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti, për taksën 100 për qind dhe pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Mocioni i votëbesimit i cili do të inicohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë, do të duhet të ketë 61 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori