LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku bën homazhe në nderim të Ukë Bytyçit: Tinëzisht iu ndal në gjysmë aktiviteti politik e atdhetar

Abdixhiku bën homazhe në nderim të Ukë Bytyçit: Tinëzisht iu ndal në gjysmë aktiviteti politik e atdhetar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, familjarë dhe struktura të degës në Suharekë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se “21 vjet më parë, pikërisht në 27 tetorin e vitit 2002, tinëzisht iu ndal në gjysmë aktiviteti politik e atdhetar, veprimtarit të madh, kryetarit të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyçi, pikërisht në festën e madhe të fitores së LDK-së në Suharekë”.


“Vrasja e Ukë Bytyçit ishte shprehje e pafuqisë për ta mposhtur atë vetëm në këtë mënyrë, sepse vetëm kështu do të mund t’ia ndalnin vrapin; vetëm kështu mund t’ia ndalnin fitoret.

Ukë Bytyçi, ishte personalitet shumëdimensional, ai do kujtohet e respektohet gjithmonë si patriot e atdhetar i madh, e njeri me vlera të larta njerëzore që jetën ia kushtoi Kosovës. Si student, Ukë Bytyçi ishte një ndër prijatarët në demonstrata kundër regjimit serb, pastaj themelues i degës së LDK-së në Suharekë, ku në zgjedhjet lokale të pasluftës u zgjodh kryetar i Suharekës për dy mandate”, thuhet më tej.

LDK më tej thekson se veprimtaria e tij kombëtare ishte arsyeja që ai u burgos nga okupatori serb.

“Edhe gjatë luftë çlirimtare të viteve 1998-1999 ai u rreshtua krah ushtarëve tanë kundër armikut duke u bërë pjesë aktive e luftës dhe rezistencës kundër aparatit shtetëror serb. Formimi i tij si karakter njerëzor e atdhetar nuk e duronte dot robërinë, këtë e dëshmoi përgjatë gjithë jetës.

Sot ai për veprimtarinë e tij të bujshme atdhetare e politike nderohet e kujtohet nga shumë djem e vajza dhe është model frymëzimi për brezat e ardhshëm se si duhet sakrifikuar e punuar pareshtur në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Lavdi jetës e veprës së Ukë Bytyçit!”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori