Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka thënë se kontributi më i fuqishëm që mund të japë Kosova për sigurinë evropiane është të bëjë përparim për një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet me Serbinë.
Sipas tij, nuk do të thotë që Kosova dhe Serbia do të harrojnë të kaluarën, por kërkohet kompromis si dhe prioritizim i mirëqenës afatgjatë të qytetarëve.
Ai ka folur para studentëve të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ku ndër të tjera, ka theksuar se as Kosova dhe as Serbia nuk përfitojnë nga status quo-ja.
“As Kosova dhe as Serbia nuk përfitojnë nga status quo-ja, vetëm Rusia është e kënaqur nëse të dyja vendet nuk bëjnë progres, kështu që kontributi më i fuqishëm që Kosova mund të japë për sigurinë evropiane tani është të bëjë përparim në një marrëveshje me Serbinë, një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet dhe siguron pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj kombëtar. E di që nuk do të jetë e lehtë. Kjo gjë kërkon kurajë, vendosmëri dhe unitet nga liderët e Kosovës dhe mbështetje dhe mirëkuptim nga populli i saj. Do të ketë nevojë për besim në të ardhmen, për të demonstruar përkushtim dhe për të gjetur forcë në parimet që janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës … Kjo nuk do të thotë se Kosova dhe Serbia do të lënë anash të gjitha dallimet mes tyre, as të harrojnë të kaluarën, por do të kërkojë kompromis dhe mbi të gjitha prioritizimin e mirëqenies afatgjatë të qytetarëve”, ka thënë Abbott.
Ai ka thënë se ndihet krenar që Britania e Madhe ka qenë krahë Kosovës gjatë rrugëtimit të saj derisa ka shtuar se miqësia e tyre është e pakushtëzuar.
Abbott ka thënë se tani kur sytë e botës kthehen nga Ukraina, është koha që ajoni të tejkalojë korrupsionin dhe mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe të tregojë që është gati për një të ardhme evropiane.
Studentët kanë qenë të interesuar të pyesin ambasadorin rreth zhvillimeve që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën, por edhe me Kinën e Tajvanin.
Ndërsa, ai ka thënë se pas asaj çfarë ka ndodhur në Ukrainë, një luftë tjetër në këtë pjesë të botës do të ishte edhe më e vështirë.
“Mendoj se po kalojmë një kohë tensioni global ku shumë çështje, dhe shpesh çështje rajonale po dalin në pah, padyshim që është rasti këtu në Ballkanin Perëndimor. Përsëri, unë jam ulur këtu, por le të shohim se çfarë po ndodh në Bosnje, le të shohim se çfarë po ndodh në Mal të Zi, le të shohim se çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, pothuajse ka një rikthim të tensioneve rajonale dhe çështjeve që nuk ishin aty më parë. Sinqerisht, mendoj se çështjet në veri të Kosovës, në muajin dhjetor, mund t’i shikoni si i përshtatshëm brenda kësaj. NATO u zhyt plotësisht këtu, në atë situatë, ky është një rrezik i madh, është një rrezik i madh. Dhe kështu ju keni shumë gjëra të momentit, njerëz si unë po punojnë për të siguruar që ato tensione të mos shpërthejnë në konflikt, kjo është ajo që ne paguhemi për të bërë, por siç edhe e thashë, nuk jemi gjithmonë në gjendje ta kontrollojmë atë”, ka thënë ai, raporton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak