LAJMI I FUNDIT:

Abbott me mesazh nga kulla e Jasharajve: Kosova ka guxim të përballet me të kaluarën e saj

Abbott me mesazh nga kulla e Jasharajve: Kosova ka guxim të përballet me të kaluarën e saj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott sot ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari.

Abbott, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është duke treguar se e ka guximin që të përballet me të kaluarën e saj, përmes sundimit të ligjit.


“Këtë mëngjes bëra homazhe në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën këtu njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin që të përballet me të kaluarën e saj, përmes sundimit të ligjit dhe përpjekjes së gjetjes së drejtësisë për viktimat.

Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë prapa qëndrimit për intervenim si arsye për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe t’ua mundësojë kosovarëve të jetojnë të lirë nga represioni. Siç kishte thënë edhe Tony Blairi në Dhoma e Komunave më 23 mars 1999: ‘S’kemi alternativë tjetër, pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott në Facebook. /Telegrafi/