LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq do të vijë në Kosovë me ftesë të AKB-së

Abazoviq do të vijë në Kosovë me ftesë të AKB-së

Kryeministri malazez me mandat teknik, Dritan Abazoviq do të jetë për vizitë në Kosovë.

Vizita e Abazoviqit është me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB).


Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini dhe në ora 10:00, mban konferencë për media ku do të shpaloset vizita e tij.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, ju fton të enjten me 13 prill në orën 10:00 në zyrat e AKB-së në konferencën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Kosovë. Kjo vizitë realizohet me ftesë të kryetarit të AKB-së, Agim Shahini dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKB-së. /Telegrafi/