LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Si organizatë joqeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo

Abazi: Si organizatë joqeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se si organizatë joqeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo, por, siç theksoi ai nuk do të ketë asociacion me të drejta ekzekutive një etnike.

Megjithëse së fundmi janë shtuar presionet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, Abazi thotë se pavarësisht tyre, Kosova nuk mund të shkojë drejtë defunksionalizimit të vendit.

Ai theksoi se niveli komunal dhe qendror janë të mjaftueshme për të realizuar të drejtat e të gjithë qytetarëve brenda standardeve europiane.

“Si organizatë jo qeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo, por jo kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur marrëveshjen si jo kushtetues në 22 pika. Nuk ka pushtet të tretë në Kosovë. S ’ka asociacion me të drejta ekzekutive një etnike edhe institucionet çfarë janë, niveli komunal dhe qendror janë të mjaftueshme për të realizuar të drejtat e të gjithë qytetarëve brenda standardeve evropiane… Nuk do të bëjmë kompromise në rastin e Asociacionit e cila do të cungojë funksionalitetin e shtetit dhe të krijojë një ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës”, tha Abazi për KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori